Cool

Fitueses së Topit të Artë iu kërkua të bënte ‘Twerk’, shikojeni reagimin e teniserit!

12/04/2018 14:18
nga:Natyra

Ada Hegerberg e fitoi mbrëmë Topin e Artë në kategorinë e femrave.

Ajo e pranoi mbrëmë Topin e parë të Artë në Paris, por ajo u vu në një siklet tejet të madh.

Prezantuesi i ceremonisë kërkoi nga futbollistja që të bënte një ‘Twerk’ (vallëzim provokues), ndërsa ajo refuzoi.

Nga pyetja e bërë, tenisti i famshëm britanik, Andy Murray ka thënë se përse duhet femrat ta bëjnë një gjë të tillë.

“Pse duhet femrat ta bëjnë një gjë të tillë? Çfarë pyetje i bënë Mbappes dhe Modricit? E imagjinoj se ishte një pyetje rreth futbollit”, ka shkruar britaniku në Instagram.

Të gjithë shikuesit që ishin duke e ndjekur drejtpërdrejt ceremoninë e Topit të Artë, kanë kritikuar ashpër prezantuesit, duke i thënë se femra nuk duhet të shihet si objekt seksual.