Sporti

Fitore tenistike për Chelsea e Everton, Arsenali mposht Leicester

09/23/2020 22:49
nga:Lorik J

Janë mbyllur katër sfidat e mbrëmjes në EFL Cup, ose e njohur ndryshe si Carabao Cup. Ekipet “big”, bënë detyrën dhe morën fitoret që priteshin, ndërsa kryendeshja, ishte padiskutim Leicester City kundër Arsenal.

“Topçinjtë” e Londrës triumfuan me rezultatin e pastër 0-2, falë një autogoli të Fuhchs dhe golit të Nketiah në pjesën e dytë. Chelsea ka shkatërruar me rezultatin 6-0 ekipin e Barnsley. Havertz shënoi tripletë, ndërsa Abraham, Barkley dhe Giroud vendosën rezultatin final të sfidës.

Everton vazhdon formën e mirë dhe ka marrë fitoren e tretë radhazi. Pas dy triumfeve në Premier League, djemtë e Ancelottit mposhtën me rezultatin 2-5 ekipin e Fleetwood Town në transfertë./abcnews