Sporti

Fitore me aromë mbijetese për Watfordin, Liverpooli regjistron humbjen e parë

02/29/2020 20:25
nga:M K

U desh të pritej deri në xhiron e 28’të që kampioni evropian, Liverpooli ta shijojë humbjen e parë të edicionit.

Ironia shtohet kur përmendim faktin se u mposht nga Watfordi, skuadër kjo që aplikon futboll të bukur, por që para ndeshjes me “The Reds” pozicionohej në vendin e parafundit, shkruan GazetaBlic.

Në një atmfosferë impozante në “Vicarage Road” vendasit u treguan më të vëmendshëm, teksa i shfrytëzuan në maksimum rastet që iu ofruan.

Senegalezi Ismaila Sarr shkëlqeu duke realizuar dy herë në minutat 54 dhe 60, para se Denney në minutën e 72’të ta vuloste fatin e këtij takimi.

Përkundër humbjes, Liverpooli kryeson renditjen tabelare në Premierligë me 79 pikë, 22 sosh më shumë se Manchester City dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar kuptohet, derisa për Watfordin kjo është një fitore shprese, pasi tani rrit gjasat për një largim më të shpejtë nga zona e rrezikshme.

/GazetaBlic/

05/29/2020 09:37

LAJMI I FUNDIT: Liverpooli nuk luan në “Anfield Road”?