Sporti

Fitojnë favoritët – Toronto, Oklahoma e LA Clippers

08/13/2020 09:49
nga:M K

Mbrëmë janë zhvilluar edhe tri ndeshje të tjera interesante në kuadër të fazës së fundit të kampionatit të rregullt në NBA.

Favoritët shënuan fitoret e radhës, megjithëse në të dyja konkurrencat, thuajse gjithçka është përcaktuar sa i përket renditjes tabelare, hiq këtu pozitën e tetë në perëndim, për të cilën po luftojnë Portland dhe Memphis, ku edhe do të përballen mes vete, përcjell GazetaBlic.

Toronto fitoi ndaj 76’ers me katër pikë diferencë. Ndeshja më interesante ishte ajo mes Oklahoma Cityt dhe Miami Heat, ku në fund triumfuan “Thunder” me vetëm një pikë dallim, 116-115.

Fitoren më bindëse e realizoi skuadra nga Los Angjelos, Clippers, që mposhti Denver Nugettts 124-111.

Më poshtë

/GazetaBlic/

09/24/2020 08:14

Shkëlqen Tyler Herro, Miami edhe më afër finales së madhe