Sporti

Fitoi derbin e javës, kjo është deklarata e Ismet Munishit pas ndeshjes

09/23/2020 18:13
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka mposhtur Feronikelin në derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka fituar derbin ndaj Feronikelit me rezultatin 3:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Munishi tregoi se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, ndërsa tha se në lojë duhet të jesh gjithmonë i koncentruar.

“Ekipi pati rënie të lojës sepse 90 minuta duhet me lujtë me përgjegjësi dhe duhet t’i zbatojmë detyrat. Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve”, tha Munishi shkurtimisht për Art Motion

Vlen të theksohet se kjo është fitorja e dytë e Ballkanit pas dy xhirove në këtë stinor.

/GazetaBlic Sport/