Sporti

Fitoi betejën me Coronavirusin, xhudisti shqiptar tregon “luftën” me gripin

03/25/2020 21:58
nga:Lorik J

Erind Cara është një nga 17 pacientët e shëruar nga coronavirusi në Shqipëri. Xhudisti shqiptar që është pjesë e Studentit në një intervistë për “Vizion Plus”, tregoi luftën me virusin dhe si arriti të shërohej prej tij.

“Ishte një diçka që se mendoja kurrë, pavarësisht se kalova një moment ftohjeje. Një javë më parë se të rezultoja i infektuar kisha temperaturë. Fazën e keqe e kalova në shtëpi, me temperaturë e djersë… për tu kontrolluar, sepse ndjeva vështirësi në frymëmarrje, shkova në Sanatorium, bëra një skaner. Pastaj u shoqërova në infektiv sepse ata dyshuan që ishin simptomat e koronavirus.”

Gjendja aktuale? “Jam i qetë në shtëpi me familjen, jam shumë i lumtur. Normalisht nuk është e lehtë, por duhet të jemi të fortë… Fatmirësisht familja është shumë mirë. Nuk ka asnjë shenjë, asnjë shqetësim sa të kalojnë në fazë e testimit. Diçka e paparashikueshme, 25 vite që bëj sport, strëvitje 6 herë në javë… nuk e kisha menduar asnjëherë… E paparashikueshme… një (mënyrë si u infektova) konkrete nuk arrij ta gjej…”