BLIC.TV

Fitim Salihu: Kurti, indikatori kryesor i ndryshimeve brenda LDK-së

12/04/2020 20:36
nga:M K

Opinionisti i mirënjohur politik në vendin tonë, Fitim Salihu, ishte pjesë e dokumentarit “Expose”, prodhim i GazetaBlic.

Temë kryesore e këtij episodi ishte “Rënia e lirë e LDK-së”, për të cilën Salihu thotë se mund të krijojë ndryshime muajve në vazhdim, dhe meritën më të madhe për këtë e gëzon Albin Kurti, përcjell GazetaBlic.

Sipas tij, Kurti do të ndikojë jashtëzakonisht shumë që LDK-ja të mendojë seriozisht për ndryshime brenda përbrenda partisë.

“Mendoj se hapin e parë drejt këndelljes së LDK-së e ka bërë Albin Kurti me fitoren në Podujevë, sepse rezultati i 29 nëntorit është një favor që Kurti ia ka bërë reformimit në LDK dhe daljes në pah të figurave të reja që ekzistojnë për të marrë përgjegjësitë brenda partisë.

Mesazhi tashmë është i qartë. Është e vështirë përballja me VV-në dhe Albin Kurtin me meritat e viteve 89′ dhe 99′ ose me institucionet paralele që i ka pasur kjo parti gjatë viteve të 90’ta, kontribut ky që duhet respektuar, por që duket e pamjaftueshme për t’ia dhënë besimin për qeverisje.

Ky mesazh nga Podujeva mund të interpretohet si frymë nacionale që partitë e tjera kanë nevojë për reformim thelbësor brenda radhëve të veta dhe ofertave të qarta për t’i bërë ballë ofertës së VV-së në nivel lokal e kombëtar e kjo do ta dinamizoj reforimin e partive në Kosovës, pas rastit të Podujevës dhe atyre që mund t’i kemi në të ardhmen”, tha mes tjerash Salihu.

/GazetaBlic/

11/21/2020 22:05

Një tjetër shans i humbur, çka duhet të bëjë Kosova që ta fitojë liberalizimin e vizave – Flasin analistët politikë