Lajme

Fisnik Veseli kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Leposaviqit

05/15/2019 18:02
nga:Gazeta Blic

Në zgjedhjet në veri, përpos kandidatëve nga Lista Serbska në komunën e Leposaviqit do të merr pjesë edhe Fisnik Veseli, kandidati nga Lëvizja Vetëvendosja.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi në Facebook.

“Për një zhvillim të mirëfilltë në Komunën e Leposaviqit, i informoj qytetarët që unë, Fisnik Veseli, kandidoj për Kryetar në këtë Komunë nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.

Veseli ka premtuar se do të angazhohet për problemet e qytetarëve.

Bujqësia, infrastruktura, përmirësimi i kushteve në arsim si dhe transparenca më e madhe në qeverisje kanë qenë disa nga premtimet kryesore që kandidati i Vetëvendosjes sot i ka paraqitur para votuesve të tij.

Zgjedhje në katër komunat veriore do të mbahen të dielën më 19 maj.