Sporti

Fisnik Rugova vazhdon me Prishtinën, flet për synimet e klubit

01/14/2021 13:26
nga:M K

Një nga basketbollistët më me përvojë në basketbollin tonë, Fisnik Rugova, ka vazhduar me Prishtinën.

Ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për të qëndruar edhe më tutje në kryeqytet, përcjell GazetaBlic.

Këtë e pohoi edhe vetë basketbollisti në një prononcim për “GazetaBlic Sport”, duke mos shpalosur shumë detaje rreth asaj sesi rrodhën gjërat gjatë bisedimeve.

“Gjeta gjuhën e përbashkët me përfaqësuesit e klubit dhe për disa arsye të tjera personale vendosa të qëndrojë këtu”, tha fillimisht Rugova.

Ndërkaq tutje, ai foli edhe për synimet e skuadrës, duke besuar se me trajnerin e ri, pritet të ndryshojë edhe loja e tyre, në mënyrë që më pas Prishtina të ndërrojë vend në renditjen tabelare, pasi ku është momentalisht, nuk është pozitë për një ekip si bardhekaltërit.

“Po stinori vjeshtor ishte dëshpërues për ne, hiq fitimin e kupës. Besoj se me ardhjen e disa lojtarëve të tjerë dhe me trajnerin e ri, do të tregojmë një pasqyrë tjetër në pjesën e dytë të sezonit.

Ajo që është e rëndësishme, potencial kemi. Pranvera do të jetë vendimtare, andaj në çdo ndeshje duhet të fokusohemi dhe të japim 100%-shin, pasi renditja aktuale për ne si klub është e tmerrshme. Prishtina s’e ka vendin aty. Këtë duhet ndryshuar sa më parë”, përfundoi Rugova.

Me hapjen e afatit kalimtar, qarkulluan spekalime për një largim eventual të tij, por doli që Rugova t’i qëndrojë besnik fanellës që po e djersitë tash e një kohë të gjatë.

/GazetaBlic/

08/27/2020 14:27

Fisnik Rugova në ditëlindjen e tij publikon imazhin romantik pranë Diellzës