Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në ceremoninë Laureatët e vitit 2023 në futboll ka njoftuar prurjen e re në kombëtaren e Kosovës.
Ademi ka prezantuar Fisnik Asllanin si lojtarin më të të ri të Kombëtares së Kosovës.
Futbollisti Asllani është shprehur i lumtur se i është bashkuar Kosovës.
“Jam i lumtur që i jam bashkuar Kosovës. E falënderoj familjes për përkrahjen”, ka thënë Asllani derisa e pranoi na Agim Ademi fanellën për numër 20 të Kosovës.
Asllani është pjesë e klubit Hoffenheim, këtë edicion është huazuar te Austria Wien, ku po shkëlqen.
Asllani më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Gjermanisë.