Milani është mposhtur nga Atletico Madrid me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ishte një penallti shumë e diskutuar në minutat e fundit që i dha fitoren Atletico Madridit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ismael Bennacer u trondit pasi pa se VAR nuk e anuloi penalltinë e Atletico Madrid.
“Këto ndeshje të mëdha vendosen nga detajet e vogla. Këto janë ato që bënë ndryshimin dhe më dhëmb që humbëm kështu ”, tha Bennacer për Sport Mediaset.
“Kur flas për këtë, kam parasysh gjithçka që ka ndodhur. Nuk e kuptoj, ka VAR, ata e marrin vendimin për penallti”.
“Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë, ne duhet të ulim kokën dhe të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme.”
/GazetaBlic Sport/


