Sporti

Fiorentina si Manchester United, e turpëron Romën me “shtatëshe n’kajmak”

01/30/2019 20:14
nga:M K

Humbja e Romës nga Manchester United me 10 Prill 2007 ishte njëra nga më të hidhurat në histori të klubit italian.

Por si duket tifozët nuk do të ndihen keq kur do ta kujtojnë atë ndeshje, pasi sot me rezultat identik u mposhtën nga Fiorentina e Stefano Piolit, shkruan GazetaBlic.

Federico Chiesa realizoi “hat-trick”, Simeone shtoi dy të tjerë, derisa me nga një ndihmuan edhe Benasi e Muriel, dersia golin e nderit për verdhë e kuqtë e shënoi Kolarov.

Me këtë fitore, “violat” bëhen ekipi i dytë që kualifikohet në gjysmëfinale të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Apenine, kupën italiane.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit romak do të marrin ndonjë vendim sa i përket të ardhmes së Eusebio Di Francesco.

/GazetaBlic/

11/10/2019 13:24

“Bardhë e zinjtë” e dëshirojnë me çdo kusht, Juventusi me ofertë të re për Zaniolon!