Sporti

Fiorentina nuk kënaqet me Boatengun e Riberyn, vihet pas yllit të Milanit

08/21/2019 19:23
nga:M K

Fiorentina ka qenë njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.

Klubi nga “Artemio Franchi” ka arritur që të nësnhkruajë me emra të mëdhenj të futbollit, derisa ai i fundit është Frank Ribery, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, duket se Ribery, e Boateng nuk do të plotësojnë synimet e drejtuesve të “violas”, që sezonin e kaluar ishte e rrezikuar jashtëzakonisht shumë që të përshëndetej nga elita e futbollit italian, madje kjo kishte gjasa të ndodhte xhiron e fundit, në rast të humbjes eventuale nga Genoa, në javën e 38-të.

Kësisoj, duket se klubi vjollcë synon të jetë “arrë e fortë” për kundërshtarët, derisa tani është vënë pas yllit të Milanit, Susos.

Spanjolli edhe më tej po lakohet si një nga lojtarët e mundshëm që pritet të largohen nga San Siro, megjithatë deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Mbetet të shihet deri në fund të afatit kalimtar nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

11/10/2019 10:28

Formacionet e mundshme: Juventus – Milan