Sporti

Fiorentina ndryshon pronarin, mësoni shumën për të cilën është shitur klubi nga “Artemio Franchi”

06/06/2019 14:35
nga:M K

Fiorentina ka ndryshuar pronar pas 17-të vitesh.

Deri më tani, familja Della Valle, gjegjësisht Andrea dhe Diego e kishin udhëhequr skuadrën nga “Artemio Franchi”, por tani e kanë shitur klubin tek njo italian që jeton dhe vepron në SHBA, shkruan GazetaBlic.

Commiso e ka blerë klubin “vjollcë” për 170 milionë euro, edhe pse sipas familjes Valle vlente më shumë, por duke u bazuar në projektin e biznismenit, atëherë janë bindur që ta shesin tek ai.

Në anën tjetër, Rocco Comisso tha:

“Jam një fans i futbollit italian prej kohësh dhe nuk mund ta përshkruaj më fjalë lumturinë time për të kontribuar për vendin tim dhe për një qytet si Firence, që njihet në të gjithë botën për faktin se përfaqëson ajkën e kulturës italiane.

Në këto tri vite kontakte për të blerë klubin, kam krijuar në mendjen time idenë se sa e rëndësishme është -viola-“.

/GazetaBlic/

09/29/2019 11:15

​Milan – Fiorentina, formacionet e mundshme