Sporti

Fiorentina kërkon Vojvodën…

06/04/2020 11:49
nga:M K

Futbollisti i Kosovës dhe Standardit të Lieges, Mërgim Vojvoda duket se po kërkohet nga Fiorentina.

Sipas mediave belge, të afërta me klubin aktual të Vojvodës, disa skuadra italiane veçse kanë shprehur interesim për mbrojtësin e djathtë, përcjell GazetaBlic.

Së fundi në garë ka hyrë edhe “Viola”, që është e gatshme të paguajë shumë e kërkuar prej Standardit, pra 2 milionë euro, aq sa është vlera e lojtarit në “Transfermarkt”.

Jo veç skuadra nga “Artemio Franchi”, por edhe Lazio e Torino janë përmendur si opsione për lojtarin nga Skenderaj.

Vojvoda, në Standard kaloi nga Mouscron në vitin 2019, derisa që nga atëherë ka regjistruar 24 paraqitje, ku ka shtuar edhe një gol.

/GazetaBlic/