Sporti

Fiorentina dhe Interi po punojnë për një shkëmbim, mësoni për cilët futbollistë bëhet fjalë

08/22/2019 22:40
nga:M K

Këtë fundjavë fillon edicioni i ri në Serie A.

Të gjitha skuadrat po vazhdojnë të përforcohen para startit të sezonit, derisa dy nga ato më aktivet janë Fiorentina e Interi, shkruan GazetaBlic.

Kështu të paktën raporton “Calciomercato”, që ka mësuar brenda burimeve se Interi, i’a ka propozuar “violas” një shkëmbim të futbollistëve.

Fjala është për mbrojtësit e majtë, Biraghi e Dalbert.

Interi synon të heq dorë nga braziliani 25 vjeçar, derisa e ka menduar si opsion shkëmbimin e tij me 26 vjeçarin italian.

Gjithsesi, deri më tani, nuk ka asgjë konkrete, por që priten të reja ditëve në vijim.

/GazetaBlic/

09/22/2019 12:07

Derbi “Della Madonnina”, titujt kryesorë të mediave italiane pas humbjes së Milanit