Një rrahje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë mes dy këngëtarëve, ku njëri prej tyre e ka pësuar rëndë.
Burime të Veriu.info se reperi nga Shqipëria Klejdi Dogjani, i njohur me nofkën FINEM me një grup shokësh e kanë rrahur këngëtarin Butrint Imeri.
Siç mëson Veriu.info, ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli në Prishtinë, ku si pasojë e lëndimeve të marra Butrint Imeri ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.
Veriu.info ka kontaktuar me zëdhësin e policisë për Prishtinë, Agron Borovci për ta konfirmuar ngjarjen, por i njëjti ka thënë se nuk ka momentalisht informacion dhe se është në pushim, por që do të përpjeket të siguroj informacion, i cili deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka kthyer përgjigje.

