Sporti

Finalja e Kupës së Shqipërisë, ja kërkesa e FSHF për instancat shtetërore!

08/02/2020 08:05
nga:Lorik J

Përmes një postimi për mediat, Federata Shqiptare e futbollit njofton se finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’.

FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Postimi i plotë:

Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin #AirAlbania.
#FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.
Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një #finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës.