Sporti

Finalja e Europa Ligës pritet të dështojë

05/23/2019 08:50
nga:M K

Stadiumi Olimpik i kryeqytetit azek, Baku, me 29 Maj të këtij viti do të jetë nikoqir i dy gjigantëve londinez, Chelsea dhe Arsenal.

Rivalët nga kryeqyteti ishullor do të përballen mes vete në finalen e madhe të Europa Ligës, garës së dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo predispozitat janë se ajo shumë lehtë mund të dështojë sa i përket organizimit.

Fillimisht të dyja klubet u ankuan me numrin e biletave të ndara nga tre mijë sosh për secilën skuadër, në një stadium ku kapaciteti është 69 mijë ulëse.

Mungesa e Mikhtaryan gjithashtu pritet të jetë një problem në vete, pasi futbollisti nga Armenia nuk mund të luajë në Azerbeixhan, shkaku i problemeve politike mes dy vendeve, për pjesën e quajtur Qarabag.

Kësisoj, organet e sigurisë në Baku kanë bërë thirrje që ai mos të jetë i pranishëm, kërkesa e cila edhe u pranua nga shtëpia numër një e futbollit evropian.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat mesjavën e ardhshme.

/GazetaBlic/

08/30/2019 12:59

Këtu mund ta përcjellni shortin e Europa Ligës LIVE