Lajme

Finalizohet projekti i Kodrës së UÇK’së

08/26/2021 00:03
nga:M K

Në Ngucat të Malishevës, gjatë të mërkurës, është përuruar obelisku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të fshatit, ish-veteranë nga lufta e fundit, krerë komunash, e familjarë të dëshmorëve.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe Rifat Jashari, si dhe ish-gjenerali shqiptar, Kudusi Lame.

Këto shkronja janë të larta 8 metra, ndërsa mund të shihen nga shumë fshatra përreth.

Për familjet e dëshmorëve, kjo iniciativë është shumë e qëlluar.

Në fund pos prerjes së shiritit, u ndanë edhe mirënjohje, ndërsa për të pranishmit kishte edhe një program kulturo-artistik.