Lajme

Finalizohet partneriteti me ‘Help’ / Punësohen 50 qytetarë në Komunën e Fushë Kosovës

06/06/2019 11:25
nga:M K

Komuna e Fushë Kosovës në krye me kryetarin e saj Burim Berisha edhe njëherë ka treguar që është një nga komunat e cila ndihmon në vazhdimësi mikrobinzeset dhe bizneset e vogla të cilat janë gjenerues të vendeve të reja të punës.

Sot në kuvendin komunal të Fushë Kosovës 35 qytetar kanë fituar grante (paisje për punë) në vlerë prej 2 mijë eurove, shkruan AlbanienShow.

Ky përfitim i qytetarëve ka ardhur pas një insistimi të vazhdueshëm të kryetarit Burim Berisha dhe drejtorit për zhvillim Ekrem Berjani, të cilët kanë arritur një partneritet socio-ekonomik në mes të organizatës ‘Help’ dhe komunës së Fushë Kosovës.

Në fjalën e rastit drejtoresha për ‘Help’ Kosova Shqipe Breznica deklaroi që ‘Help’ ka kontribuar me 70 % të mjeteve dhe komuna e Fushë Kosovës me 30 %.

‘Ne falënderojmë Komunën e Fushë Kosovës për bashkëpunimin, ka qenë Kryetari Burim Berisha dhe drejtori i zhvillimit zotëri Ekrem Berjani, ata të cilët kanë insistuar shumë që ‘Help’ të ndaj mjete edhe për qytetarët e Fushë Kosovës. Nga ky grant me vjen mirë shumë që kanë përfituar 18 femra dhe 17 meshkuj, kjo tregon që në Fushë Kosovë edhe femrat merren me biznes’ tha Breznica.

Ndërkohë Drejtori i zhvillimit ekonomik Ekrem Berjani deklaroi që komuna dhe drejtoria të cilën e drejton do të vazhdojë t`i ndihmojë bizneset dhe po ashtu falënderoj organizatën ‘Help’ për bashkëpunim.

‘Ne kemi siguruar 50 vende të reja të punës nga kjo marrëveshje. Mirënjohje për organizatën ‘Help’ dhe stafin e tyre për punën. Uroj që të gjithë të keni suksese në punë. Ne nuk do të ndalemi me kaq, ne do t`i ndihmojmë të gjithë ata që duan të fillojnë të bëjnë biznes’ tha Ekrem Berjani.

04/28/2019 19:53

Familja nga Istogu me 100 hektarë toke dhe mbi 15 mijë pemë