Sporti

“Final Four” i Ligës së Kampionëve zhvillohet në Gjermani!

05/29/2020 10:36
nga:M K

Është paraparë të zhvillohet në Turqi, por me gjasë mund të kalojë në Gjermani.

“Final Four” i Ligës së Kampionëve mund të ndryshojë destinacion sipas “Sky Sport Italia”, përcjell GazetaBlic.

Shtëpia numër një e futbollit në kontinentin e vjetër dëshiron që faza finale e kompeticioneve evropaine të mbyllet në formë të turneut.

Fillimisht parashihet përfundimi i dy ndeshjeve të mbetura të 1/8-ës së finales, Barcelona-Napoli dhe Juventus-Lyon, e më pas të luhet me sistem eliminimi, por vetëm me një ndeshje.

Siç mëson tabloidi italian, gara pritet të kalojë nga Turqia në Gjermani, e cila tashmë ka filluar kampionatin dhe pritet të bëhet e para që do ta mbyllë atë.

Synimi i UEFA-së është që garat evropiane të përfundojnë në muajin Gusht, shtatori të jetë pushim, e më pas në Tetor të fillojë edicioni i ri.

/GazetaBlic/

06/26/2020 18:15

Konfirmohen datat dhe orari për Ligën e Kombeve | Kosova, të gjitha ndeshjet i luan në 20:45