Sporti

“Final 8” i Kupës së Kosovës zhvillohet në Rahovec

01/24/2023 12:00
nga:Mergim Rreci

“Final 8” i Kupës së Kosovës në basketboll do të mbahet në Rahovec.

Këtë vendim e ka marrë Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23.01.2023 në Prishtinë.

Në këtë mbledhje, Bordi u morën këto vendime:

E ka miratuar Raportin e Punës të FBK-së për vitin 2022,
E ka miratuar Planin e Veprimit për vitin 2023,
E ka miratuar Planin e Marketingut dhe Komunikimit 2023,
E ka miratuar Planin Financiar për vitin 2023,
Ka vendosur që Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 22 mars 2023 në Prishtinë,
I ka miratuar Propozicionet e Garave të Kupës së Kosovës 2022/23,
Ka vendosur që Final 8 Kupa e Kosovës të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” prej 15 deri më 19 shkurt nga KB Rahoveci me këto kushte:
– Do të lejohen shikuesit në palestër, por vetëm në mënyrë jo të organizuar, si dhe pa simbole dalluese,

– Biletat duhet të blihen vetëm me letërnjoftime,

– Kërkesë për prokuror kujdestar për të qenë në palestër në datat e organizimit të eventit, si dhe

– Vënia në funksion e kamerave në palestër,

– Masa të larta të sigurisë, duke përfshirë këtu Policinë e Republikës së Kosovës dhe Sigurimin Privat,

– Është miratuar propozimi për ristrukturim të zyrës ekzekutive të FBK-së (ndarja në departamente) dhe janë miratuar ndryshimet në Rregulloren për Organizim të Brendshëm të FBK-së,

– Janë emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës,

– Ka vendosur që Shpallja e Laureatëve në basketboll për vitin 2023 të bëhet në muajin dhjetor.