Cult

Filmi shqiptar “Dita zë fill”, shpërblehet me çmimin “Golden Sun

11/20/2017 17:56
nga:E Sh
Filmi ‘Dita zë fill’ është shpërblyer me çmimin ‘Golden Sun’ i cilit jepet për filmin më të mirë në Cinedays Festival of European Film.
Filmi me regji të Gentian Kocit, flet për një nënë e cila bashkë me foshnjëne  saj vendosin të jetojnë me një grua të vjetër dhe të sëmurë.
Nuk ka edhe shumë kohë pas lansimit të këtij filmi shqiptar në të cilin trajtohen edhe sfidat ekonomike dhe ato të mbijetesës.
Në film luajnë : Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Hermes Kasimati, Adele Gjoka.
Ky prodhim shqiptaro-grek ka gjetur mbështetjen financiare të qendrës kombëtare të kinematografisë, qendrës greke të filmit Eurimages etj.
‘Dita zë fill’ shitet dhe shpërndahet ndërkombëtarisht nga kompania e mirënjohur franceze WIDE.