Cult

Filmi i shkurtër artistik “TRE” me regjisorin e ri Mirak Zymberaj, që trajton ngjarjen e pas luftës

03/27/2019 18:26
nga:L I

“TRE” është filmi i shkurtër artistik i cili ka filluar xhirimet dhe shumë shpejtë do të kenë kënaqësinë ta shohin edhe adhuruesit e filmave, shkruan GazetaBlic.

Mirak Zymberaj është regjisori i këtij projekti, e poashtu dhe skenarist bashkë me Pashtrik Brahajn, ndërsa luajnë aktorët Mentor Zymberaj, Agron Shala dhe Mevlyd Osmani.

Sa i përket muzikës, Andin Randobrava është krijuesi i muzikës së filmit, dhe me skenografi të Dhurim Ismailit, ndërsa drejtor fotografie Bujar Zeqiri.

“TRE” paraqet kohën e pas luftës ku takohen “TRE” shokë në një kafene, ku njëri nga ta martohet dhe dasma e tij është e para e pas luftës. Pas asaj nate të bukur që kalojnë, njëri nga ta propozon që të shkojnë në vendin ku kishte ndodhur beteja e tij gjatë luftës, edhe pse dy të tjerët në fillim hezitojnë, ata si përfundim vendosin të shkojnë, por paritur ata bien në një zonë të minuar!/GazetaBlic

04/18/2019 14:38

Në Serbi kërkohet shkarkimi i menjëhershëm i Marko Gjuriqit