Cult

Filmi “Bolero në vilën e pleqve” fiton 2 çmime ndërkombëtare

12/28/2020 22:07
nga:Flutura Gashi

Kinematografia shqiptare çdo ditë e më shumë po arrijne sukses ndërkombetarë.

Filmi “Bolero në vilën e pleqve” shkruar nga Spartak Pecani dhe Linda Fejzaj, deri në këtë fundvit fitoj 2 çmime ndërkombëtare: “Filmi më i mirë” në “Paris Play International Film Festival” në Francë dhe “Skenari më i mirë” në “Fusion Film Festival”, i cili u zhvillua nga 14-19 Dhjetor 2020 në Varshavë, Poloni, shkruan GazetaBlic.

“Të jesh skenarist është si një pasaportë, e cila të jep krenari. Por le të jemi të sinqertë dhe korrekt, kjo është fitorja e të gjithë grupit.” Pa një skenar, nuk ka asnjë film, por asnjë skenar nuk do të shkëlqejë pa angazhimin dhe aktrimin e aktorëve, puna e shkëlqyeshme e regjisorit apo produksioni apo muzika ”, ka thënë Linda Fejzaj, bashkë-autorja në film.

Filmi u nominua gjithësej në 5 kategori “East Europe International Film Festival”, në Varshavë mirëpo këtë vit u vlerësua vetëm me dy qmime.

Në qendër të filmit “Bolero në vilën e pleqve” flet për një çift i të moshuarve që janë të detyruar të jetojnë vetëm në fund të jetës së tyre edhe pse kanë tre fëmijë.

Djali i tyre u siguron atyre një kujdestare shtëpie, në dukje një vajzë e qetë dhe e përkushtuar që vjen duke mos ditur se ku. Mirëpo vajzës së të moshuarve që në shikim të parë nuk duket se i pëlqen aspak mysafirja e re në shtëpinë e prindërve. Kjo do të bëjë që vajza të shkon përtej pyetjeve të drejtpërdrejta, duke bërë që ajo të thellohet në jetën e kujdestares nga ku mëson se me kë ka të bëjë.Pastaj punëtori që jeton në vilë ka një të kaluar të errët sipas mendimit të vajzës së madhe, për më tepër prirjet e saj për të janë në kundërshtim me parimet që ajo ka.

Filmi ndjek mënyrën aktuale të jetës, si dhe dramën shqiptare që kalon në modernizëm ku harresa është po aq e dhimbshme sa të gjitha dramat e tjera që zhvillohet aty, ngjarje ku nuk ka mundësi të krijohen marrëdhënie familjare.

Filmi u krijua nga Spartak Pecani dhe me shumë aktorë të mirënjohur është një prodhim i shtëpisë së kinemasë “Eclipse SA Film”. Në rolet e filmit përmendim aktorët Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Gentiana Ramadani, Olta Daku, Olta Gixhari, Merita Dabulla, Afrim Muçaj apo Ledjon Zoi.

Lajmin për këto fitore e dha aktori Afrim Muçaj përmes rrjetit social Facebook.

Postimi i plotë:

/GazetaBlic/.