Cool

Fillova të konsumoj mishin pas 8 vitesh si vegjetariane – dhe ja arsyeja pse!

11/12/2017 22:53
nga:Gazeta Blic

Ishte një zgjedhje e vështirë për t’u kthyer në ushqyerjen me proteina të kafshëve, por që shëndeti im ndryshoi vërtetë për mirë…

Unë isha një vegjetariane qysh në moshën 15 vjeçare sepse “i pëlqeja kafshët”. Nuk ishte se kisha bërë shumë hulumtime por thjeshtë kisha vendosur me mikën time më të ngushtë rrebele. Ne kishim krijuar verzionin tonë duke konsideruar vegjetarianizmin si pjesë të identitetit tonë. Unë gjithnjë i kam dashur kafshët dhe më dukej se nëse nuk konsumoja mishin e tyre, do të kontriboja sadopak në luftimin e fabrikave të bujqësisë.

Duke shikuar prapa, unë kam humbur disa aspekte kyçe për këtë ndryshim jetese. Si fillim, nuk isha në gjendje të kryeja detyrat e shtëpisë, mendoja se fasulet ishin proteinat e mia kryesore dhe se ishin të mjaftueshme dhe nuk e kuptoja rëndësin jetike të konsumit të mishit të kafshëve dhe mishin e peshkut. Kuptova se trupi im nuk po merrte vlerat ushqyese të duhura dhe pasojat i vëreja kryesisht në lëkurë.

Thirrja ime për ndërgjegje të shëndetit tim

Gjërat ndryshuan në të njëzetat e mia kur fillova të kuptoj se asnjë trajtim i mundshëm nuk shëronte aknet e mia cistike. Fytyra ime ishte e mbuluar me njolla të kuqe dhe pavarsisht faktit se provoja mënyra të ndryshme për t’i trajtuar ato, asgjë nuk funksiononte. Kur shkova në një takim me dermatologun, ai mendonte se dieta ime mund të ishte shkaku kryesor i shqetësimeve të mia për fytyrën. Ai më pyeti se si qëndroja me vegjetarianizmin dhe se duhej të ndryshoja mënyrën e të ushqyerit.

Kështu pasi përfundova takimin me të, nëna ime më përgatiti një pjatë me ushqim organikë kryesisht mish pule. Unë isha vetëm në kuzhinë dhe deri sa mora guximin ta konsumoja ushqimin kisha shumë neveri, por që në fund e mbarova pjatën dhe më pëlqeu vërtetë shumë.

Pse funksionoi konsumi i mishit në shërimin e akneve të mia?

Fakti se në dietën time vegjetariane unë nuk po merrja sasinë e mjaftueshme të aminoacideve, një komponentë kyçe për shëndetin e mirë. Ekzistojnë 9 aminoacide esenciale që trupi jonë nuk mund t’i prodhojë dhe se duhet ti marrim përmes dietave ushqyese. Proteinat që gjenden në mishin e kafshëve mbulojnë 9 aminoacide esenciale, ndërsa burimet e bimëve dhe perimeve nuk i përmbajnë të gjitha këto. Kështu, duke shtuar ushqime më komplekse në dietën time të të ushqyerit, përveç frutave dhe ushimit vegjetal, fillova të zbuloj se cilat ushqime kanë funksionuar për trupin tim dhe më kanë mbushur zbrazëtirat.

Gretchen Hanson, kuzhinier vegjetarian dhe trajner për shëndetin për 30 vite me radhë, ka këshilluar shumë klientë vegjetarian që t’i kthehen proteinave shtazore nëse përjetojnë çështje shëndetësore. Sido që të jetë, shumëllojshmëria në dietën tuaj është një gjë shumë e mirë dhe konsumi i proteinave shtazore si peshqit, shpezët, kafshët dhe vezët, në njëfarë mënyre, paraqesin të vetmen rrugë për të ndihmuar ndërtimin e një trupi të shëndetshëm.

Gjeni dietën që i përshtatet trupit tuaj

Pas ndryshimit të dietës ushqyese, unë arrita të kem fytyrë të pastër dhe eliminimin e akneve cistike. Por jo të gjithë mund t’i përgjigjen në mënyrë të njejtë dietës vegjetariane apo çfarëdolloj tjetër. Gjenetika, origjina dhe mjedisi gjeografik luajnë një rol të madh. Njerëzit që vijnë nga vendet ku ka ekspozim të fortë ndaj rrezeve ultravjollcë, siç janë rajonet ekuatoriale, funksionojnë më mirë me dietat vegjetariane.

Këto rreze të forta sigurojnë energji, gjë që shtojnë ushqyesit nga ushqimi. Kjo është arsyeja pse fiset ekuatoriale mund të hanë perimet dhe karbohidrate pa ndonjë problem shëndetësor. Ndërsa ky është një kontrast i drejtëpërdrejtë me eskimezët të cilët jetojnë në ambient me rreze të dobëta të diellit dhe hanë një dietë kryesisht ketogjenike me yndyrna dhe proteina me vlera të larta.

E gjithë kjo, ju duhet vet të jeni të zgjuar në zgjedhjen e mënyrës suaj të të ushqyeirt, në shumëllojshmërinë e ushqimeve për të siguruar se merrni aminoacidet esenciale dhe vlerat tjera ushqyese që ju nevoiten. Nëse veçmë jeni në një dietë vegjetariane, atëherë duhet të kontrolloni pas gjashtë muajsh nëse vëreni ndryshim në flokët, lëkurën dhe thonjtë. Nëse këto inde bëhen të brishtë, të dehidratuar, të plasaritur, atëherë ka të ngjarë që dieta juaj të mos jetë e përshtatshme. Nëse jeni të lodhur dhe keni humbur indet e muskujve apo keni probleme të tretjes, shikoni më mirë profilin tuaj ushqyes.

Pra, mund të mos funksionojë për të gjithë, por për mua ndryshimi i dietës ushqyese ishte zgjedhja më e mirë që kam bërë ndonjëherë, kam arritur rezultate mahnitëse dhe jam më e shëndetshme se kurrë, për të mos përmendur faktin e plotësimit emocionale./femra.net/