Sporti

Filloni ditën me 36 golat e Messit në këtë edicion të La Ligas

05/24/2019 07:57
nga:M K

Leo Messi vazhdon me formën e jashtëzakonshme, përkundër moshës së tij.

“Pleshti” realizoi 36-të gola në këtë edicion të La Ligas, duke e ndihmuar skuadrën e tij ta fitoi edhe titullin e radhës në Primera Divisionin spanjoll, shkruan GazetaBlic.

Faqja zyrtare e kampionatit spanjoll në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter” ka shpërndarë një video një-minutëshe, e ku janë të kompletuar të gjitha golat e argjentinasit përgjatë gjithë edicionit.

Me triumfin në të dy trofetë e Spanjës dhe me paraqitjet mbresëlënëse në Champions, “El Mesiah” është kandidati kryesor për ta fituar “Topin e Artë”, e që nëse ndodh, do të ishte i gjashtë në karrierën e njërit prej futbollistëve më të mirë që ka njohur sporti më i popullarizuar në glob.

/GazetaBlic/

11/19/2019 10:20

Momenti kur Messi brenda pak sekondave driblon pesë lojtarë të Uruguait