Lajme

Fillon takimi Vuçiq-Pompeo

08/20/2019 19:02
nga:Blerim Halili

Në Nju Jork ka nisur takimi ndërmjet presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo.

Vuçiq postoi fotografi në profilin e tij në Instagram me informacione rreth takimit.

Tema kryesore e diskutimit do të jetë Kosova, shkruajnë mediat serbe.

Analistët e shohin këtë takim si shumë domethënës kur bëhet fjalë për përfshirjen e SHBA-së në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe drejtimin në të cilin do të vazhdojë dialogu, por edhe duke kërkuar një zgjidhje të mundshme.