Lajme

Fillon takimi Thaçi- Vuçiq- Moherini

11/08/2018 19:16
nga:Q F

Sapo ka filluar takimi trepalësh në Bruksel mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mogherini së pari ka takuar ndaras, Thaçin dhe Vuçiq.

Ndërsa para pak minutash ka përfunduar  takimi , mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe ndërmjetësuese së dialogut Kosovë-Serbi, Fedrica Mogerini.

Thaçi ka treguar se ata u pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sapo e përfundova takimin bilateral me Përfaqësuesen e Lartë për Poliikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin. U pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH”

/GazetaBlic/