Lajme

Fillon takimi i liderëve me delegacionin evropian

02/28/2018 15:17
nga:A. R.

Në zyrën e Presidenti të Kosovës Hashim Thaçi ka arritur tashmë delegacioni më i lartë i Bashkimit Evropian.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker bashkë me Komisionarin për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini janë në takim me  presidentin, Hashim Thaçi, kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ky takim është i mbyllur për media derisa sipas agjendës, presidenti i Komisionit Evropian do të mbajë konferencë për media bashkë me presidentin kosovar.

Pas kësaj konference pritet që Juncker të ketë takim me qytetarë në “Bibliotekën Kombëtare”. /GazetaBlic/

 

 

03/23/2019 08:13

Si u nervozua Mogherini dhe pse anuloi konferencën, tregon vet Haradinaj