Sporti

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Bullgari-Kosovë, mësoni çmimet

04/23/2019 13:01
nga:M K

Kosova do ta vazhdojë kampanjën kualifikuese për EURO 2020 në muajin Qershor.

Fillimisht udhëton në vendin fqinjë, Malin e Zi, për t’u përballur me kombëtaren malazeze me datën 7 Qershor, para se tre ditë vonë, të marrë rrugë drejt Sofies, ku është mysafire e Bullgarisë, shkruan GazetaBlic.

Bullgaria, e cila me fat, arriti të arkëtojë një pikë në “Fadil Vokrri”, ka nxjerrë në shitje biletat për përballjen me Kosovën.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, çmimi i tyre varion nga 6.15 euro, derisa në 153.

Biletat për sektorin A – 20.45 euro

Biletat për sektorin B – 15.35 euro

Biletat për sektorin Б dhe Г – 6.15 euro

Biletat për sektorin VIP 1 – 143.40 euro

Biletat për sektorin VIP 2 – 51.15 euro

Biletat mund të blihen në: OMV, Orange Center, Office 1 Superstore, Postën e Bullgarisë, Qendra e Biletave në Pallatin Kombëtar të Bullgarisë për Kulturë, Arena Armeec dhe Technopolis

/GazetaBlic/

08/23/2019 01:58

Ekskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor: Nisma e AKR shkojnë bashkë në zgjedhje!