Sporti

Fillon sfida e vërtetë për Vëllaznimin, nesër hapi i parë i misionit “shpëtimi i sezonit”

01/24/2020 15:33
nga:M K

Mbase po kalon momentet më kritike në histori të klubit, por drejtuesit ose thënë më mirë ata të paktë që po interesohen për “kuq e zinjtë” kanë paralajmëruar se nesër fillojnë stërvitjet.

Misioni “mbijetesa” fillon tani, andaj klubi gjakovar, me gjithë ato vështirësi, do ta fillojë fazën përgatitore, e të cilën do ta kryejë në Kosovës, të paktën ashtu parashikohet, por me largimin e problemit “financa” mund të ketë edhe lëvizje, shkruan GazetaBlic.

Të paktën kështu ka konfirmuar menaxheri Besnik Gojani, i cili në një prononcim për redaksinë tonë tha se nesër do ta bëjnë hapin e parë drejt mbijetesës, me shpresën se do të gjejnë përkrahjen e nevojshme nga institucionet relevante dhe futbolldashësit.

“Nesër ia bëjmë sefte. Mes shumë vështirësish do t’i fillojmë stërvitjet. Mbetet të shihet deri në fund të merkatos nëse do të ketë përforcime të tjera. Fazën përgatitore fillimisht do ta përfundojmë në Gjakovë, por nëse do të na ipet mundësia, ne do të transferohemi diku tjetër. Parashikojmë t’i zhvillojmë edhe disa miqësore, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur para fillimit të stinorit pranveror”, tha Gojani për GazetaBlic.

Kujtojmë se Vëllaznimi pas 16’të xhirosh në Ligën e Parë ka arkëtuar vetëm 16’të pikë, e ku deri në fund të edicionit 2019/2020 do të luftojë për mbijetesë.

/GazetaBlic/

02/19/2020 19:19

Vëllaznimi prezanton përforcimin e ri, vjen nga Shkodra