Sporti

Fillojnë të shiten në tregun e zi biletat për ndeshjet e Kosovës ndaj Bullgarisë dhe Danimarkës

03/13/2019 12:47
nga:M K

Ndeshja të reja, aventura të reja, problemet e vjetra.

Shitja e biletave në tregun e zi vazhdon të jetë njëri nga preokupimet e federatës, por deri më tani nuk është se kanë bërë shumë në këtë drejtim, shkruan GazetaBlic.

Në faqen “MerrJep.com”, disa qytetarë kanë filluar t’i keqpërdorin biletat që i kanë marrë nga sistemi i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshjen ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë.

Edhe pse numri i tyre në tregun e zi është reduktuar dukshëm, megjithëse nuk duhet mohuar se janë të pranishëm.

Mbetet të shihet nëse shtëpia numër një e futbollit kosovar do të marrë vendime të reja për t’i mënjanuar këto.

Kujtojmë se para daljes në treg të tyre, kishte pasur kritika për ngritjen e çmimeve, e ku pastaj u demantuan me shitjen rekorde brenda dy ore.

/GazetaBlic/

03/23/2019 11:30

Florenzi nuk po këndellet nga lëndimi, ja sa gjatë do të mungojë