Sporti

Fillojnë përplasjet para rimeçit, Khabib fyen McGregorin në rrjetet sociale

01/12/2019 23:59
nga:M K

Presidenti i UFC-së, Dana White, dite më parë tha se një rimeç i mundshëm mes Conor McGregorit dhe Khabib Nurmagomedovit mund të ndodh në vitin 2019.

Dhe menjëherë pas kësaj deklarate gjërat kanë filluar të nxehen, rusi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të thumbuar irlandezin shkruan Telegrafi, përcjellë GazetaBlic.

Khabib ka postuar në rrjetet sociale momentin kur e detyroi Conorin të dorëzojë duelin, ndërsa këtë moment e komentoi me një përshkrim thumbues:

“Do të jetosh me këtë turp gjatë gjithë jetës, bushtër”.

Kujtojmë se në tetorin e 2018 në kuadër të UFC 229 dueli mes Khabib dhe Conorit përfundoi me fitore të rusi, por që pak sekonda pas triumfit ai filloi një përleshje me ekipin e irlandezit.

I gjithi ky incident ende nuk është definuar nga Komisioni Atletik i Shtetit të Nevads, por në rast se nuk do ketë ndonjë dënim të ashpër, atëherë rimeçi do të ndodhë.

Duke parë se si rrjedhën gjërat dhe rivalitetin mes dyshes, rimeçi do të thyente të gjitha rekordet financiare që janë regjistruar deri më tani për një duel boksi apo të MMA.

Titulli i divizionit të peshave të lehta është i Khabib, pra është rusi ai që po mbron titullin në këtë rast dhe me shumë mundësi përfitimet më të mëdha do t’i takonit atij.

06/25/2019 09:33

Punëtorët e KEK-ut sot në protestë, a do të hyjnë në grevë?