Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka vizituar Fabrikën e Bukës “Sheki”, në pronësi të Mimoza Ostergllava.
Bejta tha se pavarësisht sfidave, Mimoza ka arritur ta zhvillojë biznesin e saj me sukses, por mbështetja nga institucionet mbetet gjithmonë e rëndësishme.
“LDK do të qëndrojë pranë bizneseve të vogla e të mesme, veçanërisht atyre të udhëhequra nga gratë që punësojnë e paguajnë kontribute për shtetin. Faleminderit për pritjen, Mimoza” shkruan Bejta raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Një vizitë inspiruese te Fabrika e Bukës “Sheki”, në pronësi të znj. Mimoza Ostergllava, një grua e suksesshme që ka ndërtuar këtë biznes me përkushtim dhe punë të palodhshme.
Pavarësisht sfidave, Mimoza ka arritur ta zhvillojë biznesin e saj me sukses, por mbështetja nga institucionet mbetet gjithmonë e rëndësishme.
LDK do të qëndrojë pranë bizneseve të vogla e të mesme, veçanërisht atyre të udhëhequra nga gratë që punësojnë e paguajnë kontribute për shtetin. Faleminderit për pritjen, Mimoza!
#Netja69
#BëhuNdryshimi
#LDK124


