Showtime

Figurat publike që u prekën nga koronavirusi dhe ia dolën më së miri

07/01/2020 22:36
nga:L I

Nga pandemia globale COVID-19 janë prekur edhe figura të njohur të estradës apo të ekranit shqiptarë.

E një pjesë e madhe e tyre tashmë e kanë kaluar me sukses shërimin ndaj këtij virusi. Në mesin e të parëve ishte këngëtari Jetmir Hyseni i cili përmes një shkrimi bëri të ditur se ishte i prekur nga Covid-19 dhe se ky virus duhej të merrej seriozisht, shkruan GazetaBlic.

Një tjetër muzikant ishte edhe Muhamet Sejdiu i cili së bashku me bashkëshorten e tij rezultuan pozitiv.

Muhamet Sejdiu për GazetaBlic: Po, jam diagnostifikuar me koronavirus

Një tjetër emër ishte dhe aktori i “Portokallisë” Florjan Binaj i cili dha lajmin përmes një shkrimi të gjatë në Instagram. Aktori tregoi edhe pse ishte pozitiv gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë dhe iu desh të vetizolohej për plot 14 ditë.

View this post on Instagram

Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19😅 Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!😂 Shëndet të gjithëve!

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on

Një tjetër emër, i cili pikërsht ditën e djeshme rezultoi pozitiv ndaj COVID-19, është dhe Yll Valla. I njëjti konfirmoi për GazetaBlic lajmin dhe se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe do vazhdoj vetizolimin 14 ditë.

LAJMI I FUNDIT: Infektohet me COVID-19 këngëtari i njohur kosovar

/GazetaBlic