Showtime

Fifi nuk përmbahet, në mesin e shumë njerzëve kërcen mbi tavolina

12/17/2021 09:54
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi vazhdon të jetë emri më i komentuar në mediet rozë edhe pse nuk është më pjesë e shtëpisë së “BBV”.

Mbrëmja e djeshme ishte një festë madhështore e organizuar nga “Top Channel” për 20 vjetorin e themelimit, shkruan GazetaBlic.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe ish-banorët e Big Brother Vip dhe sipas videove dhe fotografive të publikuara duket se kanë kaluar kohë mjaft të mirë.

Një video e publikuar nga Arbana Osmani shihet Fifi e cila ka hypur mbi tavolina duke vallëzuar dhe kënduar me gjithë zemër./GazetaBlic/