Lajme

Fier: Furgoni policisë bie në kanal, dy efektivë përfundojnë në spital

12/07/2025 12:00
nga:G B

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Cakranit, në Fier, ku një furgon i Policisë është përplasur me një automjet “Mercedes”.

Furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin pranë saj, duke dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të autostradës, shkruan Euronews.al.

Dy efektivë të FNSH-së, që ndodheshin brenda furgonit, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe aktualisht marrin trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksident.