Lajme

Shpend Ahmeti injoron totalisht manifestimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës

06/12/2019 16:59
nga:Xheneta Uka

Në manifestimet e mbajtura sot gjatë ditë në shenjë nderi dhe për të falënderuar NATO-në dhe SHBA-të, me rastin e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës nuk është parë të ketë marrë pjesë edhe i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, raporton GazetaBlic

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja për media, Miranda Mullafazliu, e cila është shprehur e painformuar për mos praninë e Ahmetit në këtë aktivitet festiv, ajo madje nuk ka qenë në gjendje ta konfirmoj nëse ka qenë i ftuarë në ceremoni.

” Nuk e di nesë ka pasur ftesë apo jo, por mi dërgo pyetjet në email dhe unë do të kthej përgjigje pasi të konsultohem me kryetarin” është shprehur Mullafazliu për GazetënBlic.

Shpend Ahmeti përveç se nuk ka marrë pjesë në aktivitete festive, ai gjithashtu nuk ka ndarë asnjë postim për të uruar qytetarët për 20 vjetori e lirisë së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Në rrjete sociale të tij Facebook dhe Twitter nuk është parë asnjë postim lidhur me rastin e shënimit të kësaj dite historike për Kosovën.
Në këtë ceremoni festiven kanë marrë pjesë krerët të lartë të shtetit të Kosovës, Shqipëris dhe Maqedonisë, si presidenti i Shqipëris Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i BDI-is Ali Ahmetiu e shumë ambasador dhe ministra.

Për të parë nga afër dhe për të përshëndetur dy figurat historike Bill Clinton dhe Madeleine Albright dolën edhe qindra qytetarë. /GazetaBlic/