Sporti

Skuadrat e Bundesligës prekun zemrat e të gjithëve, ndihmojnë njëra-tjetrën në luftën ndaj “Covid-19”

03/26/2020 13:48
nga:Mergim Rreci

Koronavirus është pandemia që ka prekur të gjithë botën.

Nga kjo pandemi ka njerëz të sëmurë, të vdekur dhe natyrisht organizata, klube dhe institucione shumë të dëmtuara edhe në anën materiale.

Por skuadrat e Bundesligas po ofrojnë shembullin e mrekullueshëm.

Skuadra e mëdha të këtij vendi si Bayern Munich, Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen, kanë vendosur të ndihmojnë Bundesligën, përcjell GazetaBlic.

Bayern Munich në faqen zyrtare të klubit kanë bërë të ditur se së bashku me Dortmund, RB Leipzig dhe Leverkusen, do të dhurojnë 20 milionë euro, për të ndihmuar Bundesligën dhe Bundesligën 2.

Futbolli po përjeton humbje të mëdha në kohën e koronavirusit, ku kampionatet janë pezulluar, dhe nuk dihet saktësisht se kur do të kthehen