Sporti

FFK s’e raporton humbjen turpëruese të Kosovës U17 nga Tanzania

01/17/2020 20:27
nga:M K

Kosova ka regjistruar edhe humbjen e dytë në turneun “Mercedes Benz Aegean Cup” që po mbahet në Turqi.

Madje, kësaj radhe, djelmoshat e Besnik Kollarit u turpëruan nga kombëtarja jo edhe shumë e njohur e Tanzanisë, e cila i shënoi plotë katër gola përfaqësueses tonë, megjithëse dy sosh i realizuam edhe ne, shkruan GazetaBlic.

FFK’ja ndërkaq, nuk e raporton fare rezultatin, duke treguar edhe njëherë mos-seriozitetin e saj. Në ndeshjen e parë, “kaltër e verdhët” u mposhtën minimalisht nga Turqia me rezultat 1-0, duke mbetur kombëtarja e vetme pa pikë në grup. Irlanda e Tanzania kanë nga tri sosh.

Në anën tjetër, Shqipëria ka regjistruar dy fitore në po aq ndeshje, duke mposhtur Ukrainën e Maqedoninë Veriore, për ta ndarë vendin e parë në grupin B bashkë me Korenë e Jugut.

/GazetaBlic/

03/31/2020 09:44

Kosova rrezikon të humbë rreth 200 milionë euro