Sporti

FFK reagon fuqishëm: Kjo është e vërteta

12/09/2019 12:42
nga:Lorik J

FFK ka reaguar pas ndodhive të fundit.

Arianit Ahmeti është shkarkuar nga pozita e zëvendës sekretarit të FFK’së për shkak se filloi fushatë kundër presidentit, me arsyen se mandati i tij duhet të përfundojë në vitin 2020, ndërsa sipas FFK dhe statutit, Ademi duhet të jetë kryetar deri në vitin 2022, shkruan GazetaBlic.

Më poshtë keni reagimin e FFK’së

Me qëllim të evitimit të të gjitha dezinformatave dhe për të informuar drejt dhe bazuar në ligj, FFK lëshon të bashkangjitur:

  • Procesverbalin nga mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku konfirmohet mandati katërvjeçar i presidentit Agim Ademi;
  • Interpretimin ligjor të Ministrisë së Administratës Publike (organ i vetëm për të interpretuar statusin e OJQ-ve);
  • Shkresën zyrtare nga UEFA, me të cilën konfirmohet se z. Ademi është i zgjedhur në mënyrë të ligjshme, duke i respektuar të gjitha procedurat demokratike për mandatin 4-vjeçar në krye të FFK-së.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së për të mos lejuar më konfuzitet artificial e konsideron këtë çështje të mbyllur.

Zgjedhjet për anëtarë të KE të FFK-së do të mbahen fillimisht nëpër LRF dhe pastaj duke respektuar të gjitha kushtet për thirrje, do të mbahet Kuvendi për anëtarë të KE-së në harmoni me statutin e FFK-së.