Sporti

FFK ka zgjedhur më të mirët për vitin 2017, ja kush janë

01/12/2018 18:53
nga:Y.K

Në një ceremoni madhështore për shpalljen e laureatëve për vitin 2017, Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur Florent Hasanin e Trepçës ‘89 dhe Kosovës U21 si lojtarin më të mirë të Superligës së Kosovës.

Valon Berishën është shpallurfutbollisti më i mirë për vitin 2017 që luan në kampionat të huaj.

Kurse formacioni më i mirë i vitit është ky: Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti.

Klubi më i mirë dhe më “fair-play” ishte kampioni Trepça ’89.

Klubi më i mirë i futsallit u zgjodh Liburni, ndërsa lojtari më i mirë Halim Selmanaj i skuadrës gjakovare.

Klubi më i mirë te femrat, Hajvalia, ndërsa tri futbollistet më të mira Zelfije Bajramaj (1), Edona Kryeziu (2) dhe Verona Berisha (3).

Trajneri më i mirë ishte Zekirija Ramadani, golashënuesi më i mirë Oto John ndërsa gjyqtari i vitit ishte Genc Nuza. /Gazeta Express/

 

 

02/22/2018 13:48

Orari i ndeshjeve çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës