Sporti

FFK-ja sërish e butë me Munishin, vetëm 4 ndeshje pezullim për sjellje që do duhej dënim prej 10 ndeshjesh

11/30/2019 08:20
nga:M K

Ismet Munishi vazhdon me arrogancën dhe sjelljen e tij të pahijshme, thuajse në secilën ndeshje të futbollit kosovar.

Së fundi, në duelin Ballkani-Gjilani, ai konfrontohej vazhdimisht me bankën rezervë të mysafirëve, teksa në një moment filloi edhe të fjaloset me një lojtar gjilanas, gjë që e detyroi Genc Nuzën ta përjashtojë nga ndeshja, shkruan GazetaBlic.

Ai mungoi në kuadër të kupës me Dritën, derisa shtëpia numër një e futbollit kosovar mbrëmë vonë vendosi që ai mos ta ushtrojë zyrtarisht punën e tij për katër ndeshje radhazi.

Ndoshta një dënim i lehtë ky për trajnerin e “Xhebrailave”, i cili duke u bazuar në sjelljet arrogante që i bën çdo ndeshje, mbase duhet të dënohet me minimum dhjetë ndeshje, për ta kuptuar njëherë e mirë se mënyra të cilën ai e praktikon gjatë punës si trajner, lë për t’u dëshiruar.

Munishi denohet me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare ?

ISMET MUNISHI; krytrajner në klubin e futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XVII-të të ipko-superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ballkani “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë; raportet zyrtare ( ofendime dhe provokime ndaj lojtarit kundërshtar ). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 të Rregullores disiplinore ; denohet me ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

/GazetaBlic/

07/26/2020 15:42

Pasi s’arriti të bëhet kampion, Ismet Munishi tani luan rolin e filozofit – Falenderon klubin e tij dhe thumbon kundërshtarët