Lajme

Shembet dheu në rrugën Klinë-Gjakovë, pamje nga vendi i ngjarjes

05/18/2024 10:05
nga:N K

Në rrugën Klinë-Gjakovë është shembur dheu, mëngjesin e sotëm.

Mediat lokale kanë publikuar pamje, ku shihet se si është shkatërruar rruga dhe se është e pakalueshme.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se për shembjen e dheut janë njoftuar pas mesnatës dhe se rruga vazhdon të jetë e bllokuar.

“Policia e Kosovës është informuar për shembjen e dheut në orën 01:00 pas mesnatës. Policia ka dalë në vendngjarje, pra ku është shembur dheu në Volljakë, ku edhe janë duke u kryer punime. Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme edhe në momentin që po flasim. Në vendngjarje është edhe kompania që është duke i kryer punimet dhe po mundohemi që të largojmë dheun”, ka thënë Rugova.