Skuadra e Dritës sonte ballafaqohet me Copenhagen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet,
Kampioni i Kosovës luan ndaj gjigantit danez në kuadër të ndeshjes së dytë të raundit të dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Në sfidën e parë në udhëtim, FC Drita humbi me rezultatin 2:0, kurse sonte do të synojë përmbysjen e madhe historike.
Për të gjithë ata që nuk do të mund të jenë në stadium, ky takim transmetohet direkt në televizionin kosovar, KTV.
/GazetaBlic Sport/


