Sporti

Goal.com me një shkrim të veçantë: Edi Rama është një fans i zjarrtë i Juventusit, sidomos i Cristiano Ronaldos

03/29/2020 16:37
nga:Mergim Rreci

Edi Rama pak ditë më parë tregoi xhaketën e Juventusit për t’u kërkuar shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi. Kryeministri është një tifoz i Ronaldos.

Kjo gjë nuk i ka ikur tabloidit të njohur Goal.com që e vlerëson lartë kryemnistrin e Shqipërsië, Edi Rama.

Në shkrimin e kushtuar për të, ky tabloid e cilëson Edi Ramën si një fans të zjarrtë te Juventusit dhe Cristiano Ronaldos.

Lidhja që bashkon Shqipërinë dhe Italinë, ose dy brigjet që përballen me Adriatikun, ka qenë gjithmonë shumë e fortë, shkruan fillimisht Goal.Com.

Shembulli i fundit është gjesti i bukur i kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili, për të luftuar Coronavirus, ka vendosur të dërgojë tridhjetë mjekë dhe infermierë në vendin tonë, shkruan Goal.com

Vetë Rama, nga ana tjetër, vlerëson shumë Italinë dhe futbollin italian, siç tregohet nga xhaketa e Juventusit e veshur pak ditë më parë në rrugë ndërsa u kërkon bashkatdhetarëve të tij të qëndrojnë në shtëpi.

Pasioni i vërtetë i kryeministrit shqiptar, megjithatë, më shumë se Juventus do të ishte Cristiano Ronaldo, aq sa në gusht 2018 Rama ishte mysafir i klubit në St Stadium ’gjatë ndeshjes kundër Lazios dhe postoi një fotografi me CR7 në profilin e tij në Instagram, vazhdon Goal.com, përcjell GazetaBlic.

Nga ana tjetër, futbolli është një pasion familjar. Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, në fakt është drejtori sportiv i Partizan Tirana dhe sipas mediave lokale një vit më parë ai ishte i interesuar për blerjen e Salernitana, një klub aktualisht në pronësi të Claudio Lotito. Por një marrëveshje që nuk u realizua kurrë.