• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Fetoshi: Ky diskurs i Kurtit ka dy efekte negative: Largon investitorët potencial, dhe do të kemi ikje masive të qytetarëve

01/29/2024 12:48
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Arben Fetoshi për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se ky diskurs i Kryeministrit Kurti për mundësinë e një luftë me Serbinë ka efekt negativ tek opinioni publik.

Ai thotë se ky diskurs ka dy efekte negative, e para që largon investitorët potencial, dhe do të kemi ikje masive të qytetarëve.

“Praktikisht kemi të bëjmë me një diskurs, i cili ka vetëm efekte negative te opinioni publik për shkak se nëse institucionet kryesore të shtetit flasin për gjasat e luftës, atëherë efektet e këtij diskursi janë të dyfishta”, thotë ai.

E para, sipas tij, nuk bëhet fjalë për mundësitë e investitorëve potencial të huaj në Kosovë, sepse shton ai, natyrisht kur përmendet lufta është e pamundur që të presim shfaqje të interesimit të kompanive për të investuar në vendin tonë, dhe aq më tëpër kur Kosova vazhdon të jetë nën masa shtrënguese të Bashkimit Evropian.

Dhe e dyta, shton Fetoshi, mund të kemi ikje masive të qytetarëve nga Kosova.

“Është një diskurs i cili mund të përcillet vazhdimisht me frikën e qytetarëve dhe për këtë arsye jam i bindur që viti që lam pas edhe ky vit aq më tëper që tashmë kemi një situatë të re me liberalizimin e vizave karakterizohet me largim masiv dhe shqetësues të qytetarëve nga vendi”.

“Është një diskurs i panvevojshëm. Natyrisht që shqetësimet mund të jenë reale dhe të qëndrueshme dhe këto shqetësime do duhej që institucionet tona t’i adresonin aty ku duhej dhe jo të komunikohet në këtë mënyrë me opinionin publik. Prandaj, mendoj që është gabim që për muaj të tërë qyetarëve të Kosovës t’u flitet vazhdimisht për mundësinë e sulmeve të reja, për mundësinë e shpërthimit të një luftë të re, pasi që kjo do të shkaktoj një situatë që do të përcillet me interes të të rinjve dhe të rejave që të shikojnë opsione të tjera dhe të mos i projektojnë të ardhmen e tyre dhe prespektivën e tyre në vendin e vet”, tha ai për “Expose”.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?