Sporti

Feston si Ronaldo dhe Simeone, por e pëson keq!

03/15/2019 08:19
nga:M K

Ka nga ato raste që nëse feston si Diego Simeone ose Cristiano Ronaldo mund edhe ta pësosh keq.

Festimi i shfrenuar i trajnerit të Atletico Madrid që u huazua nga Cristiano Ronaldo në ndeshjen e kthimit mes Juventus dhe Atletico Madrid është kthyer në një sensacion.

Lojtari u U-19 të Hajduk Split ka festuar golin e tij në kampionatin e të rinjve si Cristiano Ronaldo, por ka dalë nga fusha e lojës me karton të kuq.

Goli i Tino Blaz vulosi fitoren 3-1 të ekipit të tij, por ai duhet të dilte nga fusha pak sekonda më pas.

Arbitrit nuk i pëlqeu gjesti i të riut dhe nuk tregoi mëshirë, duke i treguar lojtarit kartonin e kuq.

03/21/2019 23:17

Shikoni për sa minuta e paguan Ronaldon gjobën e UEFA-s